Monika Kryemadhi: “E urreja për vdekje Ilir Metën kur u bëra nënë”
Monika Kryemadhi, ka folur mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” lidhur me temën “Sa të forta janë gratë” dhe ka habitur me disa deklarata të saj lidhur me mëmësinë dhe raportin e gruas me bashkëshortin pas lindjes së fëmijëve. Ajo ka rrëfyer për herë të parë se në kohën kur u bë me fëmijë për herë të parë e urrente për vdekje, bashkëshortin e saj, Ilir Metën. Ja deklarata që na la pa fjalë: “Kur u bëra me fëmijë për herë të parë, unë e urreja Ilir Metën për vdekje. Sepse thosha ky më mbylli në shtëpi, më la pa punë dhe ngela një grua në shtëpi që laja dhe shpëlaja. Burri shëtit, lëviz, bën qejf, ndërsa ti çfarë je, je një skllave që rri në shtëpi. Kjo është edhe nga ana fizike dhe psikologjike. Ky është ai momenti që gruaja ose është e fortë ose pranon të vegjetojë gjithë jetën”, – tha ndër të tjera Kryemadhi.