Një baba i përkushtuar si bashkëshorti i Adrola Dushit

Miss Universe Albania 2013, Adrola Dushi, po i përkushtohet karrierës së saj kohët e fundit duke punuar për agjensitë më të mëdha të modelingut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por veç karrierës, ajo duhet të kujdeset edhe për dy meshkujt e jetës së saj, bashkëshortin Adis dhe të voglin Troin. Por në fotot e postuara në rrjetet sociale të të dy bashkëshortëve, shohim që Adisi është një baba i përkushtuar dhe po jep kontribut të çmuar në rritjen e të voglit të tyre.
Bëhet gjithmonë shaka me baballarët për incidentet që mund të ndodhin kur kujdesen për fëmijët dhe si duket nuk bën përjashtim as babi Adisi. Në foton e parë dora e vogël e Troit është e fashuar por ne nuk ia hedhim fajin babit. Të kujdesesh për një fëmijë duhet vërtetë punë! /Kids’ Time


 

 

Share With:
Translate »
3699 Views