Monika Kryemadhi në fushatë uron me vonesë të bijën Erën: Më fal, por rutina e tranzicionit e dobëson memorien

Era Meta ka ditëlindjen sot, por urimi nga nëna e saj Monika erdhi me vonesë. Në postimin në Instagram, kryetarja e LSI-së e cila nuk ndodhet në shtëpi pranë saj dhe dy fëmijëve të tjerë, shkruan se rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Zonja Kryemadhi ka nisur fushatën zgjedhore ku ditët e fundit po shfaqet gjithnjë e më shumë në takime me banorë të zonave të ndryshme.

Monika Kryemadhi në fushatë uron me vonesë të bijën

Monika Kryemadhi:

Era ime! ?? Ky vit filloi me vështirësi të madhe për punën time dhe ndonjëherë më bën mua të pavëmendshme për gjëra shumë të rëndësishme, për ty Era ime. Por nuk mund ta filloja ditën sot sepse një gjë ishte në zemrën time që më shtrëngonte, dhe kuptova që mungesa e puthjes dhe perqafimit tënd ishte dhimbja më e madhe për mua.

Nuk jam sot me ty, Borën dhe Besin në shtëpi, sepse detyrimet e mia ndaj njerëzve që na përkrahin në sfidat që kemi janë shumë të mëdha, por Era, un të dua shumë por shumë shumë dhe të uroj mami edhe ? vite të tjera. Qofsh e lumtur dhe Zoti t’i plotësoftë të gjitha dëshirat zemra ime. ?

Më fal shumë për vonesën e mesazhit por rutina e tranzicionit e tjetërson edhe memorien njerëzore. Të puth mami fort ERA ime që sjell kudo ndryshimin.
Të dua shumë??

Monika Kryemadhi në fushatë uron me vonesë të bijën

Monika Kryemadhi në fushatë uron me vonesë të bijën

Share With:
Translate »
337 Views