Mori dozën e parë të vaksinës, infektohet me koronavirus mjeku Pëllumb Pipero
Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Përgjigjen e ka marrë sot një ditë pasi kishte kryer testin.
Infektimi i mjekut vjen rreth dy javë pasi ai mori dozën e parë të vaksinës për koronavirusin.
Për Ora News, mjeku Pipero ka pohuar se është në gjendje të mirë dhe i izoluar në shtëpi.
Ai u shpreh se do të bëjë sërish testin pas 72 orësh për të kuptuar nëse është efekt i vaksinës.