Mori hakun e babait/ 17-vjeçari del para Gjykatës, familjarët shpërthejnë në lot

Adoleshenti Florian Përvathi që vrau me armë për hakmarrje 65-vjeçarin Lekë Lekgjonaj ka dalë para Gjykatës. Kujtojmë se vëllai i Lekë Lekgjonajn, pra viktimës i kishte vrarë të atin 13 vite më parë 17-vjeçarit.

Gjykata sot ka lënë në burg të riun Florian Përvathi, ndërsa familjarët e këtij të fundit kanë shpërthyer në lot.

Ndërkohë, avokati mbrojtës i 17-vjeçarit Andi Duraj është shprehur:

Është rasti që ka dy viktima, i pari është personi që ndërroi jetë, dhe i dyti autori i veprës penale. Klienti im është fëmijë, është mjaft i tronditur, deklaratën e ka dhënë në prani të psikologut, është një nga ngjarjet m,ë të rënda, që ka vetëm viktima. Ka pasur një mungesë kujdesi për këta persona që në momentin kur kanë mbetur jetimë.

Share With:
Translate »
54 Views