“Mos e harro kurrë”/ Pas Egestës, edhe Meriton Mjekiqi bën urimin prekës për të birin

Një prej finalistëve të “BBV3”, Meriton Mjekiqi, pasditen e sotme ka bërë një urim prekës në rrjete sociale.

Sot është një ditë speciale për të, pasi i vogli i tij Loar feston ditëlindjen.

Lajmin e bëri me dije e ëma e Loarit dhe ish-bashkëshortja e Meritonit, ku të gjithë ishin sy e vesh tek ky i fundit për një urim drejtuar të birit të tij.

Sakaq, bashkëngjitur disa fotografive të tij me Loarin, Meritoni shkruan:

Shpirt i babit, Loar!
Gëzuar ditëlindjen, dritë e diellit dhe e syve të mij. Mos harro kurrë që babi të do!❤️👑”
-.

Share With:
Translate »
63 Views