“Mos ia puth këmbën sepse nuk ecën”, Sara Hoxha s’i beson aspak besëtytnive për fëmijët e vegjël

Në 14 dhjetor Sara Hoxha dhe Ledri Vula u bënë prindër për heë të parë. Në jetë erdhi një engjëll, që prindërit e rinj vendosën ta pagëzonin me emrin Poem Blu. Ky emër i intrigoi jo pak ndjekësit, të cilët vazhdojnë ende dhe sot të jenë kuriozë se si Sara dhe Ledri morën vendimin për emrin e së voglës.

Më në fund Sara ka shuar kuriozitetin e të gjithëve dhe ka zbuluar se si e zgjodhën këtë emër. Ajo ka treguar se në fakt ka qenë një person krejtësisht i panjohur, nga lista e ndjekësve të saj në Instagram, që i ka sugjeruar Sarës emrin Poem.

“Dua të shfrytëzoj rastin dhe të falenderoj personin, i cili kur kam bërë pyetjen për emër këtu në Instagram më ka sugjeruar emrin Poem. Nuk e mbaj mend kush eka qenë dhe më vjen keq për këtë gjë, por gjithsesi nëse e lexon këtë të falenderoj nga zemra”, ka treguar Sara gjatë një bisede virtuale me fansat në Instagram.

Në fotot e publikuara në InstaStory teksa i përgjigjej pyetjeve, ndjekësit kanë vënë re se Sara i puthte këmbët të voglës së saj, ndaj fdikush i ka shkruar një besëtytni të cilën partnerja e Ledrit duket se nuk e beson fare.

“Mos ia puth këmbën Poemës se nuk ecën”- i shkruan dikush, ndërsa Sara ia kthen:

“Po si nuk i latë njëherë këto!”

Pra, Sara nuk është aspak supersticioze! Madje, ajo ka treguar se e ka nxjerrë për shëtitje Poemën vetëm 6 ditë pas lindjes.

Share With:
Translate »
383 Views