Mos ndoshta Kylie Jenner po tallet me ne të gjithë?

Thuhet se ajo është në pritje të fëmijës së parë me të dashurin e saj, Trevis Scott. Madje në disa foto të publikuara nga Daily Mail mund ta dallonim qartësisht barkun e fryrë të Kylie Jenner dhe kg e shtuar, por një blerje e “çuditshme” në supermarket ka ngritur dyshime se 20-vjeçarja po gënjen për shtatzëninë e saj.

Më e vogla e shtëpisë Kardashian/ Jenner ka postuar ditën e djeshme një foto në profilin e saj në Snapchat ku po na tregonte se sa shumë gjëra kishte blerë për të ngrënë teksa po nisej diku për një udhëtim me shoqet. Por fansat e saj sy shqiponjë vunë re se mes blerjeve të shumta të Kylie, ishin dhe tamponat. Lind pyetja: për çfarë i duhen një vajze shtatzënë tamponat?

Ndoshta këto tamponë nuk janë për Kylien, pasi siç thamë, ajo po nisej në një udhëtim vetëm me mikeshat e saj…ose ndoshta gjithçka është një gënjeshtër për të na mbajtur të mbërthyer pas reality show “Keeping Up With Kardashian”.

Nuk i dihet, presim gjithçka…

Share With:
Translate »
1106 Views