Mos ndoshta Lumi B do të bëhet baba për herë të dytë? Ja detaji që ngriti dyshimet
Reperi i njohur, Lumi B shumë shpejt mund të bëhet baba për herë të dytë.
Bashkëshortja e tij, Miranda nëpërmjet një bisede virtuale me ndjekësit e saj u shpreh se tani është koha për një tjetër bebush pasi djali i tyre, Blini është rritur.
“A ke menduar për një fëmijë të dytë pasi Blini është rrritur tani?”, e ka pyetur ndjekësi.
“Po, e kam menduar dhe tani është koha për të bërë një bebush”, është përgjigjur bashkëshortja e reperit.
Por nuk dihet akoma nëse kemi apo jo të reja nga familja Berisha.
Përsa i përket jetës profesionale të reperit, kujtojmë se në 2020-tën ai bashkëpunoi me Dafina Zeqirin dhe Ledri Vulën për këngën “Aman”, që u kthye në hitin e verës. Po ashtu edhe bashkëpunimi i tij me Yll Limanin për këngën “Pate” rezultoi një sukses i vërtetë.
E duket se Lumi nuk ka ndërmend të ndalet me bashkëpunimet dhe shumë shpejt do të sjellë një tjetër me një artist të njohur shqiptare.
Së fundmi “Prive” ka mësuar se Lumi B ka bashkuar forcat me Young Zerkën për një duet, i cili do të jetë pjesë e albumit të këtij të fundit. Për publikimin e një projekti nuk ka ende asnjë datë dhe nuk dihen detaje të tjera.