Gjeni dallimet: Amarda Toska na prezantoi për herë të parë me të atin në 75-vjetorin e tij të lindjes

Babai i Amarda Toskës feston sot 75-vjetorin e lindjes dhe bukuroshja ka zgjedhur të publikojë disa foto të rralla me të atin.

Të gjithë e dimë sa diskrete është ajo kur bëhet fjalë për familjen, por sot ka bërë një përjashtim duke na prezantuar me të atin.

Krahas imazheve, Amarda i ka dedikuar fjalë mjaft të ndjera të shtrenjtit të saj.

“Gëzuar BABI! Shumë momente të tjera do fiksojmë bashkë në fotografitë dhe udhëtimet që i kemi aq qejf të dy! Je shumë i shtrenjtë për ne”,ka shkruar ajo.

Ndërsa të gjithë janë kuriozë nëse do ta shohim Amardën sërish në televizion, ditë më parë ajo ishte e ftuar në “Dua të të bëj të lumtur” nga Arbana Osmani ku tha që nuk ka hequr dorë nga ekrani, por momentalisht është tejet e zënë me projektet e saj.

“Në mendjen time nuk e kam mbyllur. Nuk them kam hequr dorë, por kam krijuar një rrugëtim me disa gjëra të mia dhe të them të drejtën nuk kam një shtysë aq të madhe sa të marr pjesë. Ose ndoshta dhe s’ka qenë projekti i duhur”, tha Ami.

Kujtojmë se në datën 5 mars, Amarda festoi 39-vjetorin e saj. Ajo e nisi ditën mjaft bukur u surprizua nga stafi i saj dhe dhuratat që i kanë bërë ata si dhe nga urimi që I dedikoi Ermal Mamaqi.

Share With:
Translate »
295 Views