Motra apo vëllai juaj e përcakton nëse jeni i mirë dhe i ndjeshëm
Një studim i ri tregon se të keni një vëlla apo motër më të madhe ju bën të jeni më të mirë dhe më të ndjeshëm.
Është e zakonshme që vëllezërit e motrat të kenë debate dhe përplasje gjatë rritjes për lodra apo gjëra të tjera, por jetesa me njëri-tjetrin mund të luajë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e fëmijës.
Studimi nga disa universtitete të huaja si Clagary, Lavar, Toronto kanë zbuluar se fëmijët që kanë motra dhe vëllezër të mirë, të sjellshëm dhe mbështetës, rriten më mirë dhe përjetojnë më tepër ndjenjat se të tjerët që nuk i kanë këto karakteristika.
Gjithashtu, studiuesit zbuluan se motrat e vëllezërit më të mëdhenj mund të ndikojnë pozitivisht tek fëmijët e vegjël.
Studimi, i publikuar në Child Development ka marrë 452 raste kanadeze të moshave nga 18 muajsh deri 4 vjec si dhe nënave të tyre për një periudhë prej 18 muajsh.
Qëllimi ishte të zbulohej niveli i ndjeshmërisë së vëllezërve e motrave që jetonin me më të rritur.