Motra e Adelinës, nuk është më e vogë, ajo shkëlqeu dje si maturante
Diana Tahiri, motra e vogël e këngëtares së njohur Adelina Tahiri, është sot në qendër të vëmendjes teksa feston mbrëmjen e maturës. Ajo po rrezaton hijeshi dhe klas në një paraqitje glamuroze që ka rrëmbyer vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale.
E kuruar me mjeshtëri nga grimieri i famshëm Arbër Bytyqi, Diana është shfaqur me një fustan të bardhë me shkëlqim dhe detaje me pupla, duke lënë pa fjalë të pranishmit. Dekolteja elegante dhe buzëqeshja e saj plot vetëbesim po e bëjnë këtë natë edhe më të veçantë.
Adelina, e emocionuar për motrën, ka ndarë një urim të ngrohtë në Instagram: “Urime maturën Dianchee, të dua”.
Përveçse është motra e një prej emrave më të njohur të muzikës shqiptare, Diana po ndërton hap pas hapi edhe identitetin e saj si influencuese, duke fituar çdo ditë e më shumë ndjekës dhe admirues.
View this post on Instagram