Motra e George Michael ndahet nga jeta në ditën e Krishtlindjes, ekzaktësisht 3 vite pas të vëllait

Motra e George Michael, Melanie Panayiotou është ndarë nga jeta në moshën 55 vjeçare, ekzaktësisht tre vjet pas vdekjes së këngëtarit në ditën e Krishtlindjes 2016.

Ajo u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Hampstead, në veri-perëndim të Londrës, të mërkurën, 25 dhjetor.

Melanie dhe vëllai i saj ishin të afërt, dhe ajo trashëgoi një pjesë të pasurisë së tij – e cila përfshinte 97.6 milionë paund dhe një rezidencë në Highgate, në Londrën Veriore – pas vdekjes së tij.

Ajo ka folur me dashuri për vëllain e saj në të kaluarën, dhe vetëm disa ditë më parë lëshoi një deklaratë përmes së cilës u thoshte fansave të tij se mesazhet e tyre “na gëzojnë kur gjërat janë të vështira”.

Ndërkohë, edhe pse data është një koincidencë e frikshme, vdekja nuk po trajtohet si e dyshimtë nga policia.

Kujtojmë se këngëtari gjithashtu, ka hitin më të famshëm të Krishtlindjeve “Last Christmas”.
Çfarë koecidence!

Share With:
Translate »
408 Views