Motra e Laura Pausinit, sa i ngjan këngëtares
‘Silvia është motra ime…’ Kështu e nis përshkrimin e fotos më të fundit në Instagram, këngëtarja e njohur italiane Laura Pausini e cila na prezanton me motrën e saj dhe me ngjashmërinë e madhe mes tyre. Laura i uron Silvias ditëlindjen dhe e cilëson si dhuratën më të bukur që i dhanë prindërit 25 jananrin e disa viteve më parë. Ajo i uron të gjitha të kenë një marrëdhënie si e tyre.