Motra e Mariah Carey-t padit mamanë për abuzim seksual: Më detyronte edhe të shikoja fëmijët e tjerë të abuzoheshin

Motra e Mariah Carey-t ka dhënë më shumë detaje në lidhje me padinë e saj, duke pretenduar se nëna e tyre dyshohet se e detyroi të hynte në makinën e një pedofili, në mënyrë që ai ta ngacmonte.

Në një intervistë për “The Sun”, Alison Carey pohoi se ajo u shokua kur nëna e saj Patricia Carey i kërkoi asaj të fliste me një burrë që e kishte njohur në kishë.

Motra e Mariah Carey-t padit mamanë për abuzim seksual: Më

57-vjeçarja ka hapur një gjyq kundër nënës së saj, duke e akuzuar se e detyronte të kryente akte seksuale ndaj të panjohurve kur ishte vetëm 10 vjeç.

Në padinë e saj thuhet se Alison vuan nga çrregullimi i stresit post-traumatik dhe depresioni, si rezultat i abuzimit.

Motra e Mariah Carey-t padit mamanë për abuzim seksual: Më

“Qëndrova në makinë derisa ai u përpoq të më prekte. Unë u përpoqa të dilja. Nuk mu duke e çuditshme që nëna më kërkoi të flisje me atë burrë në makinë. Në atë kohë, nuk më shkonte mendje, ajo ishte nëna ime. Kjo është ajo që ti më kërkon të bëj dhe unë do ta bëj”, thotë motra e këngëtares.

Alison pretendon se u përpoq që ta harronte këtë episod, që iu kujtua së fundmi ndërsa u largua nga shtëpia me vajzën e saj.

Motra e Mariah Carey-t padit mamanë për abuzim seksual: Më

Sipas saj ndërsa kujtimet nisën t’i ktheheshin ka nisur të përjetojë një ndjesi të çuditshme, ndërsa përpiqet që të qetësonte veten:

Motra e Mariah Carey-t padit mamanë për abuzim seksual: Më

“Nuk e mbaj mend nëse kontaktova nënën time kur u kujtova, por dyshoj për këtë. Cili do të ishte qëllimi? Që të më gënjejë? Apo do më thoshte të vërtetën? Cila është më e keqja?”.

Alison, e cila nuk ruan asnjë marrëdhënie me motrën e saj Mariah, pretendon në padinë e saj se ajo detyrohej të shikonte fëmijët e tjerë duke u abuzuar “në takime të adhurimit satanik”.

Motra e Mariah Carey-t padit mamanë për abuzim seksual: Më

“I pandehuri gjithashtu e detyroi paditësin të jetë dëshmitare e marrëdhënieve seksuale mes rriturve dhe fëmijëve, gjatë takimeve të adhurimit satanik në mesnatë”, thuhet të dokumentet e gjykatës.

Avokati i saj thotë gjithashtu se abuzimet seksuale kur ishte fëmijë ndikuan që ajo të bëhej përdoruese e lëndëve narkotike./ Burimi The Sun

Share With:
Translate »
1002 Views