Motra e Meghan i drejtohet dukeshës: Nëse babai vdes është faji yt
Që prej kohës që Meghan Markle ka shpallur fejesën me princin Harry, babai i saj nuk ndalet me deklaratat që bën në media. Madje para pak ditësh, ai deklaroi se nuk do të dorëzohej derisa Meghan të fliste me të. Por së fundmi, edhe e motra e dukeshës, Samantha Markle, ka bërë një deklaratë shokuese në Twitter.
Ajo u shpreh se Meghan është e ftohtë dhe nëse babai i tyre do të vdiste, do të ishte faji i saj. “Si thua sikur t`i shprehësh mirënjohje babait tënd Meghan”, -ka shkruar ajo bashkëngjitur një prej shkrimeve të Daily Mail, ku thuhej se Meghan dhe Harry kanë shprehur mirënjohje ndaj jetës së Nelson Mandela-s. Më pas Samantha ka shtuar: “Mjaft me kaq! Vepro si humanitare, vepro si grua! Nëse babai ynë vdes, unë të bëj përgjegjëse ty Meg!”
Që prej fejesës me Harry-n, Meghan nuk është më pjesë e rrjeteve sociale dhe nuk dihet nëse është në dijeni të kësaj deklarate apo jo. Ndërsa Samantha nuk ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi shumë shpejt do të publikojë një libër me titullin “Të jetosh në hijen e Dukeshës”.