Motra e Rozanës komenton debatin me Gertën: Si reagoi partneri i banores?
Andeta Radi ka reaguar përmes një lidhjeje telefonike në emisionin “Fan Club” në lidhje me debatin mes motrës së saj, Rozana Radi, dhe ish-banores së “BBV”, Gerta Gixhari. Ajo u shpreh se Gerta e ka lënduar motrën e saj me komentin “unë kam atë që s’e ke ti”, duke prekur një çështje delikate për Rozanën, e cila prej vitesh ka luftuar për të sjellë në jetë një fëmijë.
“Historia e Rozit është disa vjeçare. Nuk dua ta tregoj këtu, sepse do thoni që viktimizohet familjarisht. U hap në mënyrën më të keqe të mundshme dhe u diskutua në një mënyrë që nuk do të doja të diskutohej. Për këtë arsye, kjo situatë e ka lënduar shumë Rozin,” tha Andeta.
Në lidhje me komentet e opinionistit Ronaldo Sharka dhe ish-banoren Amber Candy, Andeta theksoi se nuk është dakord që mëmësia të përmendet si çështje për të sulmuar apo për të goditur dikë. “Unë nuk jam dakord që t’i përmendet mëmësia askujt,” u shpreh ajo.
Ndërkohë, Ronaldo vuri në dukje se të dyja vajzat, si Rozana ashtu edhe Gerta, kanë gabuar në këtë situatë, duke shtuar se provokimet dhe debatet kanë shkuar përtej limiteve të respektit.
Amber Candy, nga ana tjetër, e cilësoi Rozanën si një “personazh teatral” brenda lojës, duke shtuar se publiku shpesh përballën të mirën dhe të keqen përmes këtyre figurave.
Andeta gjithashtu u pyet për reagimin e partnerit të Rozanës ndaj kësaj situate, por ajo zgjodhi të mos komentojë detaje personale, duke konfirmuar vetëm se çifti mbështet njëri-tjetrin në çdo moment.