Motra është xheloze për mua se mendon që jam e preferuara e prindërve. Ç`të bëj?

“Kam menduar shumë orët e fundit për xhelozinë dhe kam kuptuar që bëhemi xhelozë jo vetëm në një marrëdhënie romantike. Situata në shtëpinë time është mjaft e ndërlikuar.

Unë jam Audrey dhe kam një motër që quhet Julia. Ajo është dy vite më e madhe se unë dhe mendon që unë jam e preferuara e prindërve vetëm se jam më e vogla. Mendon që ata kujdesen më shumë për mua, kalojnë më shumë kohë me mua sesa me të dhe që më blejnë mua më shumë gjëra. Unë vetë nuk mendoj që prindërit kanë njërën më të preferuar se tjetrën. Mendoj që na duan dhe na trajtojnë njësoj. Është e trishtë që ajo mendon se është “e dyta” për gjithë këtë kohë. Nuk dua që të ketë asnjë tension mes nesh. Çfarë duhet të bëj?”

Ekspertja e marrëdhënieve

Ndonjëherë vëllezërit e motrat më të mëdhenj mund të mendojnë se prindërit i duan më shumë vëllezërit e motrat e tyre më të vegjël, por nuk është domosdoshmërisht kështu. i duan të gjithë fëmijët e tyre në mënyrë të barabartë, por ndonjëherë një fëmijë kërkon më shumë vëmendje se tjetri. Për shembull, një vëlla ose motër më e vogël mund të kërkojë pak më shumë vëmendje. Unë mendoj se ka disa gjëra që mund të bëni në mënyrë që Julia të ndihet më mirë dhe ju të gjithë të jeni më të lumtur familjarisht.

Gjërat që mund të bësh ti:

Flisni me Julian. Mundohuni t’i thoni asaj anën tuaj të historisë dhe shpjegoni se ndjenjat e saj nuk janë faji juaj. Tregojini se nuk po bëni asgjë për të marrë më shumë vëmendjen e familjes. Kërkojini asaj t’ju japë disa shembuj të rasteve kur është ndjerë keq prej kësaj situate.

Pyesni Julian se çfarë do të donte të ndodhte. Si e sheh ajo një marrëdhënie perfekte me ju dhe prindërit tuaj? Mundohuni të kuptoni se si të gjithë ju, si familje, mund ta bëni të mundur këtë.

Flisni me prindërit tuaj. Tregojini atyre për xhelozinë e Julias. Ata mund të mos dinë asgjë.

Gjërat që mund të bëjë Julia:

Të flasë me prindërit. Xhelozia dhe zhgënjimi mund të jenë dëmtuese kur i mbajmë brenda. Një bisedë e sinqertë me prindërit mund ta bëjë Julian të ndihet më mirë.

Përqendrimi i vetes më shumë në gjëra pozitive sesa negative. Ajo madje mund të krijojë një ditar ku mund të shënojë të gjitha gjërat e mira që i ndodhin brenda një dite.

Share With:
Translate »
35 Views