Motra “xheloze” e Bledi Strakoshës shfaqet për herë të parë në ekran

Nëse e ndiqni Bledi Strakoshën në Instagram, ia njihni motrën dhe, pa dyshim, kuptoni edhe marrëdhënien e veçantë që kanë. Odeta Vokopola, me profesion juriste, nuk ka një profil publik, por është kthyer në personazh sa herë Bledi i dedikon një status, poston foto me të apo rrëfen edhe përmes Instagramit raportin e veçantë që kanë.

Sot, pas një pune bindëse, Bledi e bindi Odetën për të qenë bashkë në një program televiziv, nga ku do do të rrëfenin marrëdhënien vëlla e motër, që tek ata është e rrallë. Në “Rudina”, ata treguan se të kesh një vëlla si Bledi dhe një motër si Odeta, është vërtet fat në jetë.

Odeta dhe Bledi kanë diçka më shumë se 5 vjet diferencë. Si motër e madhe, Odeta, që nga dita kur erdhi Bledi në shtëpi e deri vonë në adoleshencë, ishte një motër xheloze. Ajo e kujton me të qeshur raportin e tyre të hershëm, madje edhe kohën kur kishte bindjen se prindërit, gjithmonë kanë dashur Bledin më shumë se atë: “Mbaj mend që fëmijëria ka qenë e jashtëzakonshme, një fëmijëri shumë e bukur, edhe pse kemi kaluar fëmijëri në kushte të vëshira. Por deri vonë, në moshën 15-16-vjeçare, isha shumë xheloze për Bledin, sepse mendoja se prindërit Bledin e donin më shumë se unë”, – tregon Odeta me të qeshur.

Bledi, si për ta ngacmuar, thotë se edhe sot ajo është pak xheloze, por e vërteta nuk është kështu. Odeta tregon pikërisht atë episodin pas të cilit ndryshoi tërësisht mendim dhe që nga ajo kohë, ndryshoi edhe raportin më të vëllanë, me të cilin lidhja u bë më e fortë dhe unike.

Kalova një periudhë të vështirë. U sëmura rëndë dhe përfundova në spital. Mbaj mend që në spital nuk lejoheshin dy veta dhe hyri vetëm babai, ndërsa mami jo. Nuk kishte vend… Ishte vetëm ai moment kur kuptova dhe thashë me vete “Jo, babi dhe mami më dashkan edhe mua

E gjithë ndjenja për familjen, për vëllanë u bë e fortë, sepse aty Odeta kuptoi se edhe atë, prindërit e donin njëlloj. Po ashtu, ndryshoi edhe marrëdhënia me Bledin, me të cilin, vitet më vonë do të tregonin se, përveç motër e vëlla, do të ishin përgjithmonë shokë të ngushtë, miq të mirë e gjithçka që një raport i ngushtë mund të ketë…

Sot, nga studio e Rudinës Odeta dhe Bledi treguan me të qeshur për bëmat e fëmijërisë, vitet e adoleshencës, ngjarjet e veçanta që i kanë lidhur edhe më shumë, si edhe marrëdhënien me pjesëtarët e tjerë të familjes.

Bledi thotë me shaka se Odeta është edhe sot pak xheloze për të, por e di që kjo nuk është e vërtetë. Sepse dita kur ajo kuptoi se prindërit e duan po njëlloj ishte dita kur ajo u nda përfundimisht nga adoleshenca dhe dita kur kuptoi se familja është gjëja më e shenjtë dhe e shtrenjtë në jetë.

Share With:
Translate »
809 Views