Motrat e ish burrit të Violetë Kukajt e akuzojnë këngëtaren se ju dërgoi vëllain në psikiatri

Dy motrat tek “Shihemi në gjyq”, kanë thënë se vëllai dhe gruaja e vëllait u kanë marrë borxh për blerjen e banesave.

Pastaj, sipas tyre, kur ato kanë ardhur nga mërgimi për ti kërkuar borxhet, sipas tyre Kukaj ka thënë se bashkëshortin duhet dërguar në psikiatri.

Sipas motrave të ish burrit të këngëtares, ai ka përfunduar në Klinikën Psikiatrike.

Bahrije dhe Remzija janë dy motra nga Kosova që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për një problem pronësie. Bahrija jeton në Francë ndërsa Remzija në Gjermani dhe para dy vitesh motrat kanë blerë një banesë të përbashkët në Kosovë të cilën e kanë lëshuar me qira dhe ndajnë paratë.

Prej një viti Remzija është e vetmja që merr paratë pa i dhënë asgjë Bahrijes dhe shkak është një problem më i thellë. Në rubrikën e programit “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan ajo tregon se prej 7 vjetësh nuk flet me vëllain e vetëm mes tre motrash, Faikun për shkak të një borxhi.

Për arsye se vëllai në një moment nevoje ka telefonuar Bahrijen e cila menjëherë ka marrë avionin dhe ka udhëtuar nga Franca në Kosovë, Remzija pretendon për një marrëdhënie të fshehtë. Për këtë të fundit ajo mendon se ekziston mes Bahrijes dhe ish-bashkëshortes së Faikut, Violetës e cila i ka kërkuar kunatës ta shtrojë vëllain në spitalin psikiatrik të Prishtinës.

Remzije: E ka marrë vëllain e ka çuar në spital.

Eni Çobani: Zonja Bahrije, të lutem tani. Hodhe një fjalë këtu që vëllai është në terapi. Kjo është shumë e rëndë. Pra zoti Faik është vëllai juaj i vetëm, ju jeni 4 fëmijë.

Bahrije: Babai im ka vdekur përpara 48 vjetëve.

Eni Çobani: Dhe vëllai juaj jeton sot me nënën apo jo? Zonja Bahrije, kush e shtroi Faikun në spitalin psikiatrik të Prishtinës?

Bahrije: Unë nuk e shtrova.

Remzije: Tregoje të vërtetën si ka ndodhur rasti!

Bahrije: Unë nuk e shtrova vëllain në spital, unë nuk e shtrova vëllain në psikiatri!

Eni Çobani: Si nuk e ke shtruar? Unë kam letrën këtu.

Bahrije: Ishte viti 2018. Të lutem dëgjomë. Më merr vëllai në telefon në orën 12 të natës dhe më thotë “të lutem, ti duhet të vish për Kosovë”. Unë kam marrë burrin tim dhe kemi udhëtuar, ka qenë ditë e diel, të hënën kemi mbërritur në Kosovë. Kur kemi mbërritur, kam takuar vëllain dhe nënën vetë në shtëpi. Nusja, Violetë Kukaj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia. Vëllai ka qenë vetëm me nënën.

Eni Çobani: Ju pretendoni që kjo  martesë u prish për shkak të borxheve?

Bahrije: Për shkak të borxheve.

Dy motrat thonë se nuk i dinë arsyet e borxheve që ka marrë vëllai i tyre për të cilat u ka kërkuar para hua motrave. Remzija vazhdon të akuzojë Bahrijen pse Faiku ka njoftuar vetëm atë dhe asnjë nga dy motrat e tjera.

Eni Çobani: Në spitalin psikiatrik të Prishtinës, kush e ka shtruar Faik Retkocerin? Është gjynah moj se flitet për vëllain tuaj.

Bahrije: Zonja Eni, unë kontaktova Violetën. Violetë Kukaj më mori në telefon dhe më tha “ti nesër ke takim me psikiatrin”.

Eni Çobani: Pra ty të urdhëronte zonja. Po ti s’je kalama moj zonjë! Ti je goxha zonjë, si të urdhëron bashkëshortja?

Bahrije: Unë doja të ndihmoja vëllain.

Ardit Gjebrea: Për vëllain, e ka bërë për vëllain.

Eni Çobani shpjegon se më 18 Tetor 2018 spitali psikiatrik i Prishtinës ka lëshuar një raport mjekësor sipas të cilit Faik Retkoceri rezulton i sëmurë i shëndetit mendor. Bahrija thotë se ka qenë e pranishme kur ka ndodhur kjo, por shton se e vetmja arsye ka qenë përpjekja për të mos e parë vëllain në gjendje të mjeruar.

Bahrije: Unë jam detyruar zonja Eni. Unë s’kam dashur ta shoh vëllain të shkatërruar, me familje, me gruan e fëmijët e vet. Unë kam dashur t’iu dal ndihmë dhe i kam thënë në rregull Violetë, unë e çoj ku të më thuash ti.

Remzije: Po pse moj ti e çoje vëllain?

Eni Çobani: Nuk i thoje dot zonjës hajde bashkë me mua ta çojmë?

Bahrije: Violeta, nuk ka dashur moj të të marrë ty.

Remzije: Tre fëmijët e Faikut dhe Violetë Kukaj nuk janë të vegjël.

Bahrije: Moj Remzije, unë e çova vëllain, e mbajta 6 javë dhe ia çoj mjekut dokumentin, e mora vëllain në shtëpi, ndenja dhe një javë dhe u ktheva për Francë.

Remzije: Pse moj ti e more vëllain?

Bahrije: E lashë me nënën se unë kam familjen në Francë, kam burrin, unë ndenja 8 javë dhe e kisha të detyruar të kthehesha në Francë plus kisha një trajtim timin që duhej të kthehesha në Francë patjetër. Unë këtë gjë e kam bërë veç për shkak të vëllait, ta ndihmoja.

Eni Çobani: Vëllai vazhdon tani në terapi?

Bahrije: Vazhdon.

E çoi burrin te psikiatri, gruaja përfiton nga gjendja e tij mendore dhe i merr pronën

Dy motrat, Bahrija dhe Remzija ndodhen në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një banese të përbashkët që kanë blerë dhe prej së cilës ndajnë përgjysmë paratë që marrin nga qiraja. Remzija prej 7 vjetësh nuk flet me vëllain e saj, Faikun sepse ai nuk i ka kthyer paratë e një borxhi dhe mendon se ndryshe nga ajo, Bahrija i ka marrë paratë e saj.

Për këtë arsye, ajo ka vendosur që mos t’ia japë motrës pjesën e saj të qirasë derisa të përmbushet borxhi. Ndërkohë Bahrija thotë se nuk ka marrë asnjë para nga i vëllai, i cili është deklaruar i sëmurë i shëndetit mendor në Prishtinë. Ndërmjetësja e rubrikës së programit “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, Eni Çobani sqaron se çfarë ka ndodhur në të vërtetë me pronat e Faikut, i cili sot nuk ka më asnjë banesë.

Eni Çobani: Përpara notreres Sevdije Krasniqi, notere në Prishtinë, kanë ndodhur disa veprime juridike me këtë njeriun që kishte dalë me këtë raportin mjekësor që zonja e tij e kishte çuar vetë, i kishte lënë një takim me doktorin psikiatër, ka thirrur edhe këtë motrën nga Franca, ka thënë merre ti tani çoje në spital se unë nuk e çoj, por ama çfarë ka bërë kjo zonja?

Kjo zonja ka vajtur te Sevdije Krasniqi që e përshëndes kolegen e nderuar, në datën 10 Janar të vitit 2019, zonja Sevdije, ke marrë Faik Retkocerin dhe e ke ulur atje dhe nuk e di nëse ju keni qenë në dijeni që ky zotëria ka qenë në pazotësi për të vepruar sepse ai me atë raport mjekësor nuk mund të ulesh në asnjë zyrë, jo në në një zyrë noterie dhe ka dhuruar të gjithë pronën bashkëshortes së tij, komplet, të gjithë pronën që ka pasur Faik Retkoceri dhe nëna e tij.

Pronat janë blerë nga pensioni që merr nëna e tre vajzave dhe djalit për shkak të babait që ka punuar në Gjermani dhe shteti iu jep 1800 Euro në muaj. Bashkëshortja e Faikut, duke ditur gjendjen mendore të të shoqit, nuk është mjaftuar vetëm me marrjen e pronës me anë të dhurimit.

Eni Çobani: E merr këtë bashkoshortin që e ka çuar me dorë të vet te psikiatri dhe e çon te Sevdije Krasniqi dhe i merr me dhurim të gjithë pronën. Pra në 10 Janar të 2019 zonja ka marrë të gjithë  pronën nga Faik Retkoceri. Më pas, pikërisht në këtë datë Sevdije, në këtë datë, zonjë, e ke ulur prapë këtë zotërinë bashkë me zonjën dhe kanë përpiluar edhe një aneks të kësaj kontratës duke dhënë një pëlqim, pra nuk mjaftoi kontrata e dhurimit, por i ka shkruar edhe një dokument tjetër, pëlqim, pra që do të thotë çdo veprim që bënte bashkëshortja, zotëria pranon çdo veprim juridik.

Mori 153 mijë Euro nga shitja e pronës, ku përfunduan paratë e vëllait të tre motrave?

Remzija beson se motra e saj, Bahrija me të cilën përballet në “Shihemi në Gjyq” ka qenë në dijeni të shitjes së pronave familjare nga vëllai i saj. Moderatori i programit “E Diela Shqiptare”  në Tv Klan merr situatën në dorë dhe nis të pyesë Bahrijen nëse ajo ka qenë në dijeni kur është shitur prona, gjë të cilën ajo e mohon.

Pavarësisht përgjigjes të së motrës, Remzija thotë se nuk e beson dhe nuk ka për t’ia dhënë paratë e qirasë së pronës së përbashkët që kanë blerë. Për të sqaruar situatën, Eni Çobani nis të shpjegojë se veprimet janë kryer nga kunata e tyre, e cila ka përfituar nga gjendja e pamundur mendore e vëllait të saj.

Pasi mori pronën prej burrit të saj në muajin Janar me anë të kontratës së dhurimit, në muajin Mars ka kryer shitjen e banesës.

Eni Çobani: Në 6 Mars, zonja Remzije që ju ta dini, kjo banesë e dhuruar në Janar kalon në emër të zotit Bardhyl Hasanpopaj dhe Arteida Asllani, prapë te Sevdije Krasniqi. Pra të gjitha veprimet kanë ndodhur te Sevdije Krasniqi që është një notere e Prishtinës. Tani, çfarë ndodh??

Kemi këtu të përfshirë brenda kësaj shitjeje që vëllai juaj i ka dhënë bashkëshortes së vet sepse akoma s’i kemi të ndarë, janë ndarë në Korrik, veprimet kanë ndodhur në Janar dhe në Mars. Atëherë, çfarë ndodh?

Zotëria, pas kësaj shitjeje ka marrë në llogarinë e vet, për këtë banesë 153 mijë Euro. Tani Faik Retkoceri, ka marrë edhe zonja e tij një shumë 153 mijë Euro se flasim për një vend ndoshta shumë të preferuar në Prishtinë.Tani 153 mijë Euro, e di ti që ai zotëria po prapë…

Remzija nis të kundërshtojë duke thënë se nuk do të njohë askënd, por ndërmjetësja i shpjegon se çfarë ka ndodhur me paratë e vëllait të saj që ka marrë nga shitja e pronës. Çobani nis  t’iu bëjë thirrje Bahrijes, Remzijes dhe Sadijes, e cila ndodhet në publik që mos të rrinë duarkryq por të bëjnë diçka  për nënën e vëllain e tyre.

Eni Çobani: Po në Prill të këtij viti është vënë me qera prona tjetër që i është dhuruar zonjës kundrejt një personi tjetër. Pra Faik Retkoceri sot zonjë, nuk ka asgjë, është zhveshur nga prona, është sot në rrugë bashkë me zonjën Metije Retkoceri dhe unë nuk e di se si ju 3 motra jeni akoma në këmbë, qëndroni këtu përballë njëra-tjetrës, flisni me këtë gjuhë të ashpër ndërkohë që vëllain të sëmurë me shëndet mendor dhe nënën tuaj e keni në rrugë sepse të gjitha gjërat ia ka marrë kjo zonja te notere Sevdije Krasniqi. Tani ka marrë 153 mijë Euro Faik Retkoceri në datën 5 Prill të vitit 2019 dhe në të njëjtin orë e në të nëjtin moment, Faik Retkoceri ia ka kaluar zonjës së tij po në numër llogarie

Share With:
Translate »
153 Views