Motrat janë “garderoba” më e mirë dhe këtë e vërtetojnë Zaimina dhe Beliola
Cilado vajzë, që ka një motër ka ndarë të paktën një herë rrobat me të.
Ky “rregulli i pashkruar” vlen njësoj edhe për motrat e famshme, që këmbejnë vazhdimisht gjëra me njëra-tjetrën.
Zaimina Vasjari dhe motra e saj, Beliola janë një shembull i mirë për këtë. Të dyja janë shfaqur me të njëjtën fustan, në ditë të ndryshme. Zaimina ka zgjedhur ta veshë në paraqitjen e saj në programin “Shiko kush luan”, ndërsa Beliola në festën e datëlindjes së mbesës së saj.


Disa kohë më parë, Zaimina e u shpreh se motra ishte njëherazi dhe shoqja e saj më e ngushtë, duke dëshmuar kështu marrëdhënien e ngushtë midis tyre. Ato janë edhe bashkëpunëtore në jetën profesionale, pasi Beliola është menaxhere e Zaiminës.