Mozzik do të bëhet baba dhe paska qenë e vërtetë

Lajmi se Mozzik dhe e dashura e tij Loredana do të bëheshin prindër qarkulloi pak kohë më parë në media. Dyshimet nisën nga një video që Loredana kishte postuar në Instastory, ku dukeshin kilet e shtuara. Më pas, Mozzik lajmëroi të gjithë fansat se nuk do të ishte prezent në koncerte deri në fillim të vitit tjetër. Ky lajm qarkulloi në të gjitha mediat, por çifti nuk dha asnjë deklaratë lidhur me këtë gjë.

Do flet koha ? I’u premtoj ! #MOZZIK #MAIRIUNVEN #WARNERMUSIC

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on

Burime për RTV21 kanë konfirmuar lajmin se Loredana është shtatzënë, madje kanë bërë të ditur se ajo është në muajin e katërt. Së fundmi, Loredana nuk ka postuar asnjë foto ku i duket trupi, ndërsa Mozzik është shpërngulur në Zvicër pranë partneres, me siguri për t`i qëndruar pranë gjatë kësaj periudhe.

Epo, shumë urime për çiftin!

Share With:
Translate »
734 Views