Mrekullia 3D i shpëton jetën foshnjes, kirurgët praktikojnë riparimin e kafkës së vogëlushes

Jeta e një foshnjeje të porsalindur u shpëtua nga kirurgët të cilët ishin në gjendje të praktikonin riparimin e kafkës së saj me një kopje ekzakte të printuar në 3D. Një vogëlushe e lindur pa një pjesë të kafkës së saj i është nënshtruar një operacioni ‘inovator’ që ka përfshirë teknologjinë e printimit 3D.

Vogelushja, nga Rzeszow në Poloni, ka një defekt të lindur që nënkupton se rreth një e pesta e kafkës së saj nuk ishte formuar siç duhet në pjesën e pasme të kokës.

Deformimi u vu re gjatë skanimeve të shtatzënisë, por u kostatua vetëm kur ajo lindi.

Mungesa e nje pjese te kafkes se saj linte te ekspozuar indet e trurit, të cilat, nëse nuk trajtoheshin, do ta kishin lënë atë të ndjeshme ndaj infeksioneve që pothuajse me siguri do të ishin vdekjeprurëse.

Mjeket kishin kohe 4 dite per te realizuar kete operacion. Ata ishin në gjendje ta rregullonin atë duke përdorur lëkurën dhe indet e buta nga pjesët e tjera të trupit të saj në një procedurë jashtëzakonisht delikate e cila zgjati dy orë.

Operacioni shkoi ne menyre te shkëlqyer pasi mjekët vizualizuan dhe praktikuan një kopje të saktë të kokës së fëmijës.

Ata morën skanime të detajuara dhe ia dërguan një kompanie printimi 3D, e cila bëri një kopje.

Por ky operacioni i ofroi vetëm një zgjidhje të përkohshme defektit, duke parandaluar infeksionin duke i mbyllur pjesën e hapur të kokës.

Por kockat e saj janë ende në rritje, kështu që mjekët presin që kafka të zhvillohet përpara se të kryejnë operacionin rindërtues.

Por ajo do të ketë nevojë për operacione të mëtejshme ne vitet ne vijim për të rindërtuar kockën e humbur, ku do te perdoret serish teknologjia e printimit 3D.

Share With:
Translate »
186 Views