“Mu duk vetja nënë e keqe” Dalina Buzi rrëfen divorcin!
Producentja Dalina Buzi ka rrëfyer për herë të parë ndryshimet në jetën e saj që nisin nga divorci. Procesi ligjor dhe jo vetëm i këtij divorci, siç ajo u shpreh, ka nisur prej dy vitesh, por gjithçka pasoi më tej ishte një ndryshim rrënjësor në jetën e saj.
Përballë Alketa Vejsiut në podcast-in e kësaj të fundit, Dalina Buzi tregoi fillimisht përballjen me fundin e martesës së saj.
“Ra një tërmet, ishtë një tërmet i madh. Ai moment është tërmet 6-7 ballë dhe secili duke mbledhur ato copat e veta, dikush pak më gjatë, dikush pak më shkurt, por u ndje që ishtë mbyllja, u ndje që nuk kishte kthim mbrapa. Sado që ti të jesh i përgatitur, ta dish, ta ndjesh se marrëdhënia nuk është mirë, sërish është si çështja e vdekjes: Të thotë doktori ke tre muaj jetë, por ti nuk e di nëse do vdesësh të mërkurën në orën pesë apo të martën në orën dy të mëngjesi. Ti nuk je kurrë e përgatitur për vdekjen, siç nuk je e përgatitur për ditën që realisht e sheh që u trondit themeli, plasi tërmeti dhe nuk ke çfarë të bësh më. Do kthehesh prapë të nesërmen, por nuk e vazhdon dot më se nuk ka krisje, ka çarje të mëdhaja, hendeqe.”, tha ajo.
Periudhën post-ndarjes fillimisht e përshkroi si të vështirë, ku në çdo situatë ndjente se ishte e dënuar.
Por, siç ajo vetë theksoi: nga fatkeqësia ndodhin edhe gjëra të bukura. Dalina “njohu” dhe tre Dalina të tjera që do të përbënin transformimin e saj.
Ndërsa shumë vajza pas ndarjes presin flokët si një “kod” që gjërat nuk kanë më kthim pas, ndryshimi fizik që mund të jetë parë edhe nga publiku, në rastin e Dalinës fshihte një sërë ndryshimesh përtej pamjes.
“Periudha pas ndarjes ka qenë një nga periudhat më interesante në jetën time, e vështirë, por interesante dhe bëri mirë që ndodhi. Jo, ndarja, jo prishja e familjes, por ajo periudhë. Ajo ka qenë një periudhë që unë njoha një Dalinë që nuk e njihja fare, nuk ia kisha idenë fare. Kam qenë gjithmonë shumë e përkëdhelur, kam bërë çfarë kam dashur, financiarisht kam qenë shumë mirë, por e para u përballa me Dalinën nënë që ishte shumë e rëndësishme.
Kalova ato dy javët e para që janë ato zhurmat që kalojnë të gjithë dhe pastaj e pashë gjënë si produecente, realisht, siç bëj në punë. E pashë nga larg dhe thashë që janë katër Dalina: Është Dalina publike, jo vetëm në Instagram, por sapo hap derën. Është Dalina në profesion, Dalina nënë dhe Dalina kush jam unë, pse ndodhi kjo, pse bëra këtë zgjedhje, pse përfundoi kjo gjëja dhe pjesa ime e përgjegjësisë.”, theksoi ajo.
Siç ajo rrëfen, fillimisht e gjendur në këtë situata ndau prioritetet e saj: Dalina në publik, në profesion, Dalina pas ndarjes apo Dalina si nënë.
“Thashë tani me çfarë do merresh, kush është prioriteti im. E fundit në këtë listë ishte të rrija në rrethrrotullim, nuk kisha kohë sepse unë jam Dalina nënë dhe fëmijët nuk pyesin kurrë sidomos kur janë para-adoleshentë;
Dalina në publik: Pse duhet t’i shpjegohem njerëve? A kam pyetur unë kë kam zgjedhur, çfarë karriere kam zgjedhur, çfarë kam bërë? Kurrë! Me gjithë respektin mua kjo pjesë nuk më interesonte fare;
Dalina në karrierë: Gjithë jetën time unë këtë kam bërë, kam zgjedhur punën. Unë i thashë vetes se do iki në punë e do bëj sikur, këtë nuk e bëj, është një gjë e madhe, e rëndë, e vështirë, një kryq i madh që unë mbaja. Mua puna nuk më intereson fare sepse unë kisha dy Dalina të tjera që duhej të merresha.
Së pari, unë nuk mund të përsëris të njëjtat gabime, u lodha duke bërë të njëjtat gabime, u lodha duke pasur frikë të ballafaqohem, u lodha duke pasur pasiguritë e mia. Ishte shumë e lodhshme e nuk ia vlente më;”, përshkruan ajo.
Duke u përballur me katër ‘versione’ të vetes, ajo rrëfen se zgjodhi anën e saj si nënë përkundrejt profesionit, ndarjes dhe figurës së saj publike, ndaj nisi të kalonte shumë kohënme vajzat e saj.
“Thashë unë do transformohem, këtu kthehemi dhe te gjendja fizike e shpirtërore, do bëhem Dalina që dua. Kjo Dalinë paralelisht duhet të jetë me Dalinën nënë. Këtu kuptova se sado mama e mirë të isha, unë nuk isha mama, s’kam qenë asnjëherë mama sepse i kam marrë të mirëqenë fëmijë. Por, fati donte dhe kjo ishte gjëja më interesante dhe më e bukur që ndodhi, them e bukur se ka edhe gjëra të bukura që ndodhin nga fatkeqësia dhe mua më solli këtë gjë në një moshë që isha mosha më sfiduese, para-adoleshencë që është mosha më sfiduese shpirtërisht dhe psikologjikisht për prindin;
Në këtë proces që nuk është proces shumë i lehtë dhe unë në fillim mendova se në rregull, ua thashë, këto janë ‘cool’, vajza ime sheh “Dr.House” tani, ka humor të zi dhe kjo gjëja ishte e lehtë. Por, nuk ishte fare, ata e mbanin me vete këtë situatë.
Unë i thashë vetes: Harroje punën dhe mos pyet fare për publikun. Në orën katër isha çdo ditë në shtëpi, për një vit e gjysmë isha çdo ditë në shtëpi. Nuk kam qenë në shtëpi me celular, siç kam qenë herë të tjera, kam qenë me to.”, shtoi ajo./anabel.al
Intervista e plotë: