Muaj i bekuar: VIP-at që u bënë prindër në Janar të vitit 2022
Janari i vitit 2022 ka qenë i bekuar për disa nga VIP-at shqiptarë. Kjo sepse familja e tyre është zgjeruar me një bebush, ose në rastin e Genta Ismajlit me dy.
1. Me datë 20 Janar aktori shumë i dashur për publikun, Florjan Binaj u bë baba për herë të tretë. Partnerja e tij solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin Vjosa.

2. Këngëtarja Genta Ismajli dhe partneri i saj turk Usta u bënë prindër për herë të parë me datë 21 Janar. Genta solli në jetë një djalë dhe një vajzë, emrat e të cilëve nuk dihet ende.

3. Dj i njohur shqiptar, Sardi Shehu u bë baba për herë të parë me datë 22 Janar. E dashura e tii lindi një djalë, të cilit i vendosën një emër shumë të veçantë: Zais Denzel Shehu.

4. Një tjetër çift që u bënë prindër brenda këtij muaji janë Shpat Kasapi dhe Selvija. Dyshja u bënë me djalë me datë 24 Janar. Ato i kanë vendosur emrin Roel.








