Parandalimi shpëton jetë, 5 shenjat paralajmëruese të endometriozës që asnjë femër nuk duhet të injorojë

Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale. Por, për 10% të grave në moshën riprodhuese, këto simptoma mund të sinjalizojnë diçka më serioze: endometriozën. Endometrioza është një gjendje ku indet endometriale që rrethojnë mitrën, migrojnë jashtë mitrës dhe ngjiten në pjesë të tjera të trupit afër saj, si tubat falopianë, fshikëzën e urinës ose zorrët. Çdo muaj gjatë ciklit menstrual ato inflamohen dhe enjten. “Endometrioza është një zonë lufte”, thotë Tamer Seckin, themelues dhe drejtor mjekësor i Fondacionit Amerikan të Endometriozës. “Nëse nuk trajtohet, mbetet si plagë që nuk shërohet asnjëherë gjatë viteve riprodhuese të gruas”. Problemi është se, mjekët shpesh e ngatërrojnë endometriozën me gjendje të tjera që mund të shkaktojnë dhimbje në pjesën e legenit, si sindroma e zorrës së irrituar, sëmundja inflamatore pelvike apo edhe sindroma premenstruale. Ja cilat janë

1. Perioda të dhimbshme: Dhimbjet e tmerrshme gjatë ciklit menstrual që nuk lehtësohen as pasi keni pirë ilaçe janë një nga shenjat dalluese të endometriozës. Dhimbjet në pjesën abdominale mund të fillojnë pak ditë para se të vijë cikli menstrual dhe zgjasin për disa ditë. Dhimbjet mund të jenë aq të tmerrshme sa ju pengojnë gjatë përditshmërisë.

2.Gjakderdhje: Perioda të shumta Me endometriozën, dhimbja pa asnjë shkak nuk është e vetmja gjë që cikli menstrual sjell. Gjakderdhja e shumtë është një tjetër simptomë e zakonshme e endometriozës. Mund t’ju duhet të ndryshoni pecetën çdo 1 ose 2 orë dhe mund të shihni mpiksje të gjakut.

3. Dhimbje gjatë aktit seksual: Në rast se indet endometriale migrojnë jashtë mitrës. Mund të ngjiten në organe të tjera dhe të mbeten aty. Mungesa e fleksibilitetit e bën aktin seksual të dhimbshëm. Gratë që vuajnë nga endometrioza mund të kenë dhimbje edhe gjatë masturbimit.

4. Dhimbje gjatë urinimit dhe jashtëqitjes: Indet endometriale mund të ngjiten në zorrë, duke e bërë të dhimbshme jashtëqitjen apo urinimin. Simptomat mund të variojnë nga një pacient në tjetrin, duke filluar nga kapsllëku, diarreja, dhimbjet e barkut, të vjellat, gjakderdhje nga zorra e trashë etj.

5. Infertilitet: Rreth 30-40% e femrave me endometriozë përjetojnë probleme të fertilitetit. Madje, disa gra nuk e kuptojnë se kanë endometriozë deri në momentin që kërkojnë të trajtohen për të lindur fëmijë.

Share With:
Translate »
77 Views