Mungesa e hormonit të rritjes: Shkaqet dhe simptomat

Mungesa e hormonit të rritjes ndodh kur gjëndra e hipofizës nuk prodhon mjaftueshëm hormon të rritjes. Ajo prek fëmijët më shpesh se të rriturit.

Gjëndra e hipofizës është një gjëndër e vogël e cila sekreton tetë hormone. Disa nga këto hormone kontrollojnë aktivitetin e tiroides dhe temperaturën e trupit. Mungesa e hormonit të rritjes është gjithashtu një simptomë e disa sëmundjeve gjenetike, duke përfshirë sindromën Prader-Willi.

Çfarë e shkakton mungesën e hormonit të rritjes?

Kur çrregullimi nuk është i pranishëm në lindje, mund të shkaktohet nga një tumor në tru. Këto tumore zakonisht ndodhen në vendin e gjëndrës së hipofizës ose në rajonin e afërt të hipotalamusit. Te fëmijët dhe të rriturit, lëndimet serioze të kokës, infeksionet dhe trajtimet me rrezatim mund të shkaktojnë gjithashtu këtë gjendje dhe quhet mangësi e hormonit të rritjes e fituar gjatë jetës.

Shumica e rasteve janë idiopatike, që do të thotë se nuk është gjetur ende asnjë shkak.

Mungesa e hormonit të rritjes: Shkaqet dhe simptomat

Simptomat e mungesës së hormonit të rritjes

Këta fëmijë janë më të shkurtër se moshatarët e tyre, duken më të vegjël në fytyrë, kanë fytyra më të rrumbullakëta dhe zë më të ngjashëm me fëmijët. Ata gjithashtu mund të kenë dhjamë rreth barkut, edhe pse përmasat e trupore janë mesatare.

Nëse mungesa e hormonit të rritjes zhvillohet më vonë në jetën e një fëmije, si për shembull nga një dëmtim i trurit ose tumor, simptoma kryesore është puberteti i vonuar. Në disa raste, zhvillimi seksual ndalon.

Problemet me kockat janë gjithashtu një tjetër simptomë. Njerëzit me nivele të ulëta të hormonit të rritjes mund të ndjehen të lodhur dhe nuk kanë qëndrueshmëri. Ata mund të jenë të ndjeshëm ndaj temperaturave të nxehta ose të ftohta.

Simptomat mund të shfaqen edhe te njerëzit e rritur në moshë, pra jo fëmijët, por ndodh shumë rrallë.

Si trajtohet?

Që nga mesi i viteve 1980, janë përdorur me sukses hormonet sintetike të rritjes për të trajtuar fëmijët dhe të rriturit. Përpara hormoneve sintetike, për trajtim përdoreshin hormonet e rritjes nga kufomat.

Hormoni i rritjes jepet me injeksion, zakonisht në indet yndyrore të trupit, të tilla si pjesa e pasme e krahëve, kofshët ose vithet. Efektet anësore janë përgjithësisht të vogla. Në raste të rralla, injeksionet afatgjata të hormonit të rritjes mund të kontribuojnë në zhvillimin e diabetit, veçanërisht për njerëzit që kanë histori familjare me sëmundjen.

Shumë njerëz i përgjigjen shumë mirë trajtimit. Sa më shpejt të fillojë, aq më më të mira do të jenë rezultatet.

Share With:
Translate »
162 Views