Mungesa e kësaj vitamine gjatë shtatzanisë së hershme mund t’i rrezikojë fëmijët

Studimet tregojnë se 81% e nënave janë diagnostifikuar me mungesë të vitaminës D çdo vit. Për shkak të rritjes së pigmentimit të lëkurës dhe konsumit të ulët të dietës, gratë janë në një rrezik më të lartë të mungesës së vitaminës D në krahasim me të tjerat.

Hulumtimet tregojnë që fëmijët mund të jenë në një rrezik më të lartë të zhvillimit të çrrefullimit të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes nëse nënat vuanin nga mungesa e vitaminës D gjatë shtatzanisë, transmeton Gazeta Shneta.

Gjetjet zbuluan se fëmijët nënat e të cilave ishin të mangët në vitaminë D gjatë tremujorëve të parë, kishin një rrezik prej 34% më të madh të vuanin nga hiperaktiviteti i deficitit sesa fëmijët e tjerë.

Gjithashtu, mungesa e vitaminës D është e lidhur ngushtë me zhvillimin e dobët të kockave. Studimet e mëparshme kanë raportuar se mungesa e vitaminës D gjatë shtatzanisë mund të çojë në rritjen e rrezikut të infeksioneve, vaginozës bakteriale, lindjes cezariane, preeklampsisë, rritjes së dobët të pas lindjes, brishtësisë së kockave, sëmundjeve autoimune dhe diabetit gestacional.

Share With:
Translate »
501 Views