Mungesa e vitaminës B3 gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë abort dhe defekte në lindje

Një studim i fundit nga shkencëtarët australianë ka treguar potencialin për të ndihmuar çiftet të parandalojnë abortin dhe defektet në lindje.

1 në 4 gra shtatzëna përjetojnë abort spontan dhe pothuajse 8 milionë foshnje në të gjithë botën kalojnë në një defekt serioz të lindjes shkruan BellyBelly, transmeton GazetaShneta.

Kurse, në anën tjetër, çdo vitë, rreth 3.3 milionë fëmijë nën moshën 5 vjeçare vdesin si pasojë e një sëmundje të zemrës.Deri më tani, shkaku i këtyre problemeve ka qenë mister.

Por, çfarë zbuloi studimi nga shkencëtarët australianë?!

Pas 12 vite hulumtime, ekipi i studiuesve në Victor Chang Cardiac Research Institute, ka zbuluar se nivelet e ulëta të një koenzimë të quajtur nicotinamide adenine dinukleotid (NAD) ndalon zhvillimin e organeve të fetusit.

NAD është një nga koenzimet më të rëndësishme që gjendet në të gjitha qelizat e gjalla.Sinteza e saj është thelbësore për prodhimin e energjisë dhe komunikimit qelizor.

 

Mungesa e NAD-së paraqetë problem e sidomos në tremujorinë e parë të shtatzënisë, atëherë kur embrioni është duke u zhvilluar.

Studiuesit treguan se këtë mungesë mund ta zëvendësoni me plotësimin e vitaminës B3 (niacin).Ndër burimet e vitaminës B3 mund t’i gjeni në ushqimet si: mish pule, bizele dhe brokoli.

Hulumtimi i realizuar veçoi ndërveprimin mes gjentikës dhe faktorëve mjedisorë që potencialisht mund të shkaktojnë defekte të lindjes.

Share With:
Translate »



81 Views