Muzika në zi, ndahet nga jeta tenori legjendar shqiptar

Ndahet nga jeta në moshën 83 vjeçare, tenori me zërin  më të bukur, legjenda e skenës Gaqo Çako. Mjeshtri i madh i muzikës që mbante dhe titullin “Artisti i Popullit” ndërroi jetë  në banesën e tij në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës (1 gusht 2018).

Pirro i biri i tij, po ecën denjësisht në gjurmët e të atit.

Lajmin për humbjen e bëri të ditur Teatri i Operas dhe Baletit.

“Lamtumire simboli historik i operas dhe muzikes shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako.  Me hidherim te thelle bejme me dije se pak minuta me pare eshte ndare  nga jeta ne moshen 83 vjecare tenori virtuoz, simboli historik i muzikes  operistike shqiptare, “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako. Mjeshtri i madh u  shua ne shtepine e tij ne Tirane. Ngushellime  familjes, miqve dhe kolegeve te Gaqo Cakos – “Nderit te Kombit”. 

Lamtumire “Nderi i Kombit” – Gaqo Cako! Homazhet ne nder te Gaqo Cakos – “Nderit te Kombit”, do te zhvillohen ne…

Posted by Teatri Kombetar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor on Wednesday, August 1, 2018

Share With:
Translate »
708 Views