Na tregoi të pathëna rreth artistit! Babai i Capital T qenka ky person i rëndësishëm në Kosovë!
Capital T është një nga këngëtarët më të njohur shqiptar. Ai ka vite në skenën e muzikës shqiptare, por gjithnjë është munduar të jetë shumë hermetik rreth jetës personale.
Në llogaritë e tij në rrjetet sociale gjejmë vetëm foto rreth jetës profesionale, ose foto të artistit, por jo me familjarët e tij.
Dimë se reperi është djalë i vetëm dhe ka lidhje të ngushtë me prindërit e tij, por nuk i ekspozon asnjëherë në mediat sociale. Në intervista ai ka treguar shpesh rreth marrëdhënies së ngushtë me ta, por e dinit se babai i Capos ka një rol të rëndësishëm në botën e futbollit në Kosovë?
Ai quhet Agim Ademi dhe është Presidenti i Federatës të Futbollit të Kosovës. Mbrëmjen e sotme Agimi ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan”, duke u bërë i njohur edhe për publikun shqiptar që nuk ishte në dijeni të raportit të tij me Capital T.
Sigurisht, Agimi është pyetur edhe rreth raportit të tij me këngëtarin duke treguar se janë si shokë. Ai rrëfeu se Capo ka qenë një fëmijë shumë i bukur dhe i veçantë e po ashtu i dhënë pas futbollit.
Mirëpo, një ditë të bukur, ndonëse kishte shumë talent, Trimi ka shkuar tek ai dhe ka treguar se do tërhiqet nga sporti. Dëshira e babait të artisti ka qenë që ta shihte të birin në fushën e blertë, por gjithsesi është i lumtur për suksesin e tij në muzikë.
Ndërkohë, ai është pyetur edhe për jetën sentimentale të Capital T, por nuk ka zbardhur asnjë detaji. Ka thënë vetëm se i ka lënë edhe 1 vit e gjysmë kohë reperit për të qenë “single”.