Naomi Campbell poston foton me bikini dhe sqaron të gjitha thashethemet e shtatzanisë

Supermodelja Naomi Campbell u ka dhënë fund thashethemeve rreth shtatzënisë, të cilat nisën pas një fotoje që publikoi i dashuri i saj Skepta në Instagram.

Fansat dëshironin të dinin nëse supermodelja është nëna e fëmijës së reperit, i cili publikoi foton e ekos së një foshnje 3 muajshe.

 

HAPPY 1st Of AUGUST MY LOVES ♥️🖤🙏🏾📸 @vincent_darre

A post shared by Naomi Campbell (@naomi) on

Por, 48-vjeçarja i mbylli gjitha komentet duke postuar në Instagram një foto me bikini. Modelja pozoi në jaht dhe vuri në pah linjat perfekte trupore, veçanërisht barkun e sheshtë.

Skepta, emri i vërtetë Joseph Junior Adenuga, ende nuk ka zbuluar se kush është nëna e fëmijës së tij. Gjithsesi një numër i madh artistësh si Drake, Lil Yachty dhe Wiley e kanë uruar.

 

Share With:
Translate »
642 Views