VIP-at shqiptar që shijuan pushimet pa fëmijët e tyre

Një nga dilemat më të mëdha të verës është se ku do t’i kalojmë pushimet. Problemi bëhet akoma më i madh kur tashmë je bërë prindër dhe duhet të mendosh për një vend të sigurt se ku mund të pushosh me të vegjlit.

Po sikur të mendoni për një disa ditë pushimesh në çift ose me shoqërinë? Nuk është mëkat dhe për këtë kemi në mbrojtje disa prej emrave të njohur të publikut shqiptar.

Ami dhe Ermal Mamaqi

Moderatori Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij Amarda Toska zgjodhën Francën për të kaluar disa ditë të mrekullueshme.

Pa fëmijët dhe në shoqërinë e miqve dyshja e njohur pushoi në Nicë të Francës, nga ku ndanë imazhe të mrekullueshme me fansat e tyre të shumtë.

Çifti gjithashtu shijoi edhe një nga koncertet e divës Beyonce, të shoqëruar nga Almeda Abazi me bashkëshortin dhe Elvana Gjata.

Sara Hoxha

Këtë vit Sara Hoxha duket se vendosi të shijojë disa pushime pa djalin e saj, London Noor. Në fillim të korrikut Sara publikoi një foto nga pushimet e saj me partnerin Ledion Liço ne Francë, por pa të birin.

“Kur udhëton vetëm si çift pas 2 vitesh të vjella, e gjen veten duke mos ditur se çfarë të bësh me gjithë atë kohë të lirë që ke”, shkroi Sara.

Pushimet e saj vijuan në Mikonos të Greqisë në fund të korrikut, me motrën Lori dhe mikeshat. Këto u cilësuan si pushime të organizuara në emër të festës së beqarisë.

Emina Cunmulaj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Cunmulaj, u largua për disa ditë nga dy vogëlushet e saj, Mia dhe Ella, për të shijuar disa ditë pushime vetëm me bashkëshortin.

Ndërsa shijonte pushimet në çift, Emina tregonte se i mungonin shumë dy vogëlushet dhe vazhdonte të shtrydhte gjinjtë me pompë, për të ruajtur qumështin.

Estela Ujka

Blogerja e njohur shqiptare nuk nguron të ndajë momente dhe detaje nga jeta e saj private.

Kështu që kur u nis e vetme për në Corse, të Francës, shumë nga ndjekëset e pyesnin se ku e kishte vogëlushen Damar.

Ky ishte një udhëtim që Estela Ujka e shijoi e vetme, por duke treguar çdo ditë se sa i mungonin 3 vajzat e saj.

Jonida Maliqi

Pas pushimeve në Turqi me të birin Dan dhe të ëmën, duket se vendosi të shijonte disa ditë pushimi në Jalë me shoqërinë.

Burimi: Iconstyle.al

Share With:
Translate »
742 Views