Nata e parë e Ramazanit, një ide perfekte për pjatën kryesore të sotme

Besimtarët myslimanë kanë nisur sot agjërimin në Muajin e Ramazanit, për të dytin vit radhazi nën izolim dhe masa të tjera kufizuese që janë vendosur me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit.
Ramazani është muaji i nëntë i kalendarit Islam. Muaji zgjatë 29 ose 30 ditë bazuar në vëzhgimet pamore të hënës së re dhe sipas llogarive të shumta të hartuara në hadithe. Fjala ramazan vjen nga arabishtja Ramaḍān që do të thotë vapë ose thatësirë.
Ai është muaji i agjërimit, që do të thotë shmangia e ushqimit dhe lëngjeve, mardhënieve seksuale, fjalëve dhe sjelljeve të këqija dhe gjërave të tjera të ndaluara në Islam. Agjërimi është një nga pesë shtyllat e Islamit dhe zgjatë nga agimi deri në perëndimin e diellit.
Në fund të ramazanit vjen fitër bajrami, apo festa e prishjes së agjërimit.
Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë atyre që do të mbajnë Ramazan, Kids’Time do t’ju sjellë çdo ditë nga një recetë të re, për t’jua lehtësuar punën e mendimit të vakteve.
Sot do t’ju tregojmë si të bëni Cannelloni me gjizë dhe spinaq, recetë tialiane.
Përbërësit
1 pako Cannelloni pak të ziera
1 kg spinaq
500 gram gjizë
300 gr salcë
Djath kaçkavall i grirë
Vaj ulliri
Ndiqni videon për më shumë:

Share With:
Translate »
903 Views