VIDEO/ Majonezë në kushte shtëpie, e thjeshtë dhe e shëndetshme

Asnjëherë nuk jemi të sigurt me listën e përbërësve në majonezat e gatshme që gjejmë në treg.

Përbërësit e çuditshëm në majonezën e tregut si yndyrnat e ngopura vegjetale, aditivët e shijes dhe konservantët sjellin probleme me kolesterolin e keq, shëndetin e zemrës dhe presionin e gjakut.

Studiuesit në Shkollën Mjekësore të Harvardit kohët e fundit konkluduan se marrja e një sasie të madhe të yndyrnave të ngopura çon në rritjen me 18 përqind të rrezikut të sëmundjeve të arterieve koronare.

Megjithatë, duke zëvendësuar vetëm një pjesë të yndyrnave të dëmshme me të njëjtën sasi të yndyrnave të shëndetshme si vaji i ullirit shoqërohet me rënie të rrezikut me 6-8 për qind.

Majoneza perfekte e shtëpisë kërkon 4 përbërës që i gjeni lehtësisht në shtëpi dhe vetëm pak minuta.

250 ml vaj ulliri

2 të verdha veze

2 lugë gjelle lëng limoni

Pak kripë

Share With:
Translate »
250 Views