‘Natën Agim Doçi dhe nesër shijo rakinë’! I ofendoi djalin/ Nëna e Alban Ramosajt i kthehet keq poetit

Ndërsa vazhdon debati për Eurovision, i ftuar në një emision televiziv, poeti Agim Doçi tha sot se Alban Ramosaj nuk mund të fitonte “Festivalin e këngës” pasi kënga “Theje” ishte parodi e estradës së Tiranës, teksa shtoi se Albani do të përfaqësonte më mirë Kosovën dhe jo Shqipërinë.

Agim Doçi:

Kur më thoshte njëri pse nuk ia dhatë Ramosajt. Ramosaj si shqiptar i Kosovës le të konkurrojë në Eurovizion për Republikën e Kosovës. Evropa tallet edhe me Kosovën edhe me ne, sepse unë nuk mund të çoj një këngë që ishte parodi për estradën e Tiranës si ekipi i 5 vetave norvegjezë, jepi ujkut një banane. Këta të Kosovës kanë përfituar nga një komision hallexhinjsh që ua pranon këngët”.

Kjo bëri të irritohet vetë këngëtari, Albana Ramosaj i cili përmes një postimi në Instagram, e konsideroi Doçin si racist.

Reagimi i Alban Ramosaj:

I nderuar z.Doci. (Gjithashtu anëtar i jurise së festivalit të fundvitit ku konkurrova me “Theje”) Ajo që duhet të “të vrasë” është fillimisht rracizmi ndaj “Shqiptarëve të Kosovës ” siç po na ndan e po na etiketon, pastaj era e komunizmit që kuterbon nga ty në këtë intervistë. Evropa nuk tallet me Kosovën apo Shqipërinë, por me zgjedhjet që bëjmë e si i lejojmë të na shohin ndër vite. (Meqë ra llafi, kemi një listë të gjatë me individë që na krenojnë nëpër botë si: Dua Lipa, Rita Ora, Ava Max, Bebe Rexha, Ermal Meta, Inva Mula, e shumë të tjerë) E meqë ke qejf të na ndash, le t’i hyjmë më thellë natyrës së këndvështrimit tënd. Ka qenë po një “Shqiptare e Kosovës” që na ka ngritur në rezultatin më të lartë historik në Eurosong, apo harruat? Të kujton gjë emri Rona Nishliu? Përsa i përket çfarë jam, jam një Shqipe! që madje gëzoj dhe emrin Alban nga një baba (dritë pastë) shumë patriot dhe me dije të thella për historinë dhe gjakun tonë. Flas 4 gjuhë të huaja, kam pasaportë Shqiptare dhe Kosovare, jam i lindur në Holandë, rritur në Shqipëri me origjine nga Kosova e me rezidencë në Spanjë dhe jam shume më shumë Shqiptar se sa ju edhe shumë më shumë Evropian se sa ju. Nuk jeni askushi që të na ndani e të na limitoni për të përfaqësuar Mamane-Shqipëri në Evropë apo kudo! Të sugjeroj të kursesh rakinë në dalje televizive dhe të përfaqësosh moshën tënde e të na thuash dy a tre gjëra të mençura herës tjetër. Uroj të jesh gjallë për vitin që vjen e të shohesh se si do na përfaqësojë një ‘Shqiptar nga Kosova.

Por një reagim të fortë e ka pasur edhe nëna e Alban Ramosajt, Antigona Ramosaj e cila përmes një story, ka ironizuar Doçin duke i thënë të shijojë rakinë e mëngjesit me pensionin që merr nga Republika e Kosovës.

Share With:
Translate »
116 Views