Ndahet nga jeta një nga shkrimtarët më të dashur të fëmijëve
“Shuhet” shkrimtari i njohur për fëmijë, Adil Zeka. Lajmin e bëri të ditur kreu i Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës, Skënder Temali përmes një postimi në facebook, ndërsa e cilëson si një njeri që me veprat e tij dha një kontribut të madh, sidomos në shkollat e zonave rurale në Shkodër. Sot mbylli sytë shkrimtari i njohur për fëmijë, Adil Zeka. Ai qe një edukator i brezit të ri i përkushtuar, i cili për dekada me radhë, sa në shkollat e fshatrave të rretheve të Veriut e në qytetit e Shkodrës përhapi si pak kush dije e kulturë. Për fëmijët e brezin e ri ai u bë i dashur me botimet në revistat e kohës “Yllkat”, “Fatosi” e “Pionieri” dhe deri para pak vitesh edhe me botimet e librave të tij, të cilët patën lexues të shumtë. Në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve të Shkodrës ku ai bënte pjesë, i shprehim familjes së Tij ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkohemi me dhimbjen e saj. Varrimi bëhet të enjten, më datën 14 shtator, në ora 15.30. Të përjetshme qofshin kujtimi dhe vepra e tij letrare. P/Shoqatën e Shkrimtarëve të Shkodrës K r y e t a r i : SKENDER TEMALI