Ndarja nga jeta e Ismail Kadaresë, reagon e bija e shkrimtarit!

Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë shkrimtari ynë i madh Ismail Kadare. E bija Besiana Kadare ka reaguar në rrjete sociale, me një poezi të shkruar nga Kadare. Besiana shkruan poezinë “Kohë e pamjaftueshme” dhe me këto vargje kujton të atin në ditën kur ai ndërroi jetë.

Kohë e pamjaftueshme

S’kam kohë të harroj shumë gjëra

Që nga mendja ti nxjerr përjetë.

Për tragjikët e vjetër e shkrepëtimat

Do t’më duhen së paku dy vjet.

Dhe ndoshta po aq për Danten,

Për frëngjishten tok me plazhet po aq,

Ndoshta gratë do të jem duke fshirë

Kur muzgu do të afrohet ndërkaq.

Si udhëtari me peshë të tepërt

Para avionit që niset pas pak

I ngarkuar rëndshëm ende

Do t’afrohem tek varri humbak.

Nga supet si ta heq këtë barrë?

Ku ta hedh këte peshë, si?

Me të s’mund të zbres atje poshtë

Por as lart dot s’e lë kurrsesi.

I menduar gjer në çast të fundit

Nga mosthënia, nga pengu tragjik

Një shenjë ndoshta të pakuptueshme

Do t’ju bëj të gjithëve e do ik

Share With:
Translate »
65 Views