Ndërkohë që të gjithë çuan fëmjët në shkollë, Arditi shkoi vetëm dhe mbeti pa fjalë

Sot nis viti i ri arsimor dhe e gjithë vëmendja është kthyer te fëmijët dhe të rinjtë që ulen për herë të parë apo rikthehen në bankat e shkollës. Kryeministri Edi Rama zgjodhi një mënyrë ndryshe për të uruar nxënësit, me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Janë 480 mijë nxënës ata që do të ulen në bankat e shkollave, për t’u arsimuar.

Kreu i qeverisë e nisi këtë ditë, duke publikuar një video, ku shihen ambientet e reja të shkollës “Kosova”.

Ai thotë se pas 15 vitesh luftë, më në fund shkolla simbol e Tiranës, rilindi.

“Pas një lufte afro pesëmbëdhjetë vjeçare, me ata që e morën padrejtësisht si pronë, me ata që e dogjën, pabesisht si godinë, me ata që përmes gjykatësish të korruptuar donin ta kthenin këndin e saj historik në pallat, kam kënaqësinë t’ju uroj të gjithëve një vit të gëzuar e të suksesshëm shkollor, me “Kosovën” e rilindur, shkollën simbol të historisë së Tiranës që sot u hap fëmijëve dyert e të ardhmes, si mishërimi i ambicies sonë për Tiranën që duam, për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama.

Në video shfaqet moderatori i dashuri për të gjithë shqiptarët, Ardit Gjebrea, i cili studioi në 4 vitet e para në këtë shkollë, por që në atë kohë kishte një pamje komplet tjetër.

Ndërstesa njëkatëshe në formë “U”-je ia ka lënë vendin një ndërtese 3-katëshe, e cila tashmë i përshtatet standardeve evropiane.

“Do të doja të shkoja dhe të studioja, të isha fëmijë, por jo te shkolla njëkatëshe, por te kjo shkollë, e cila simbolizon atë që do të vijë 30 vite më pas”, shprehet Gjebrea.

Share With:
Translate »
866 Views