Ndërroi jetë në janar, vajza e Xhevdet Ferrit bën deklaratën e papritur: Babi kishte simptomat e Covid-19!

Janë bërë tashmë nëntë muaj nga humbja e aktorit dhe Bora ka bërë së fundmi një deklaratë kontradiktore me të parën, duke na habitur.

Në një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram ajo ka folur për përvojë që ka kaluar si e prekur nga Covid-19, duke treguar se edhe e ëma është prekur nga virusi. Por, nuk mbaron këtu, pasi surpriza është fakti se Bora ka shkruar  se edhe i ndjeri, Xhevdeti, ka patur simptomat e ngjashme me virusin, siç mund ta shihni në foton e siguruar nga Dosja.al.

Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe. Mamaja ime e kaloi më keq dhe përfundoi në terapi me oksigjen. Kam humbur babain këtë vit, me simptoma të ngjashme me të Covid-19. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri fantastik. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që asnjë prej të afërmëve të tyre mos ta kalojë këtë gjë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme.

Kujtojmë se rastet e para të identifikuara sipas ISHP dhe MSH i përkasin 9 marsit, pra 2 muaj pas vdekjes së aktorit. Në këto kushte deklarata e Borës ngre pikëpyetje të mëdha, por nuk dimë të themi me siguri shkakun e ndarjes së tij nga jeta.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960. Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student, ndërsa i fundit ishte filmi “Delegacioni”.

Roli më i njohur për publikun është ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika. Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër dhe kontributi i tij në kinematografinë shqiptare do mbetet i paharruar.

Share With:
Translate »
448 Views