Ndërron jetë 5-vjeçarja, pasi doktori refuzoi ta mjekonte: “Ishte 10 minuta vonë në takimin që lamë!”

Një vogëlushe 5 vjeçare ka ndërruar jetë për shkak të një ataku që i ka ndodhur nga azma. E gjitha ka ndodhur pasi një doktor kishte refuzuar ta kontrollonte vogëlushen duke qenë se ajo dhe e ëma ishin bërë vonë për në takimin që kishin lënë tek mjeku dhe për shkak të radhës, mjeku kishte respektuar pasardhësit në rradhë duke i treguar vogëlushes se ajo ishte vonë kështu që duhet të vinte në një orar tjetër.

Gjatë kohës që kanë qenë duke shkuar për në shtëpi, vogëlushja Ellie May papritmas ka ndaluar së ecuri dhe i ka treguar të ëmës se nuk merrte dot më frymë. Më pas ishte bërë pak më mirë dhe kishin shkuar në shtëpi. Disa orë pasi ishte shtrirë për të fjetur, e ema kishte zbuluar se vajza e saj e vogël kishte marrë një ngjyrë blu në fytyrë dhe në duar. E tmerruar lajmëroi urgjencën të cilët u gjendën menjëherë në shtëpi edhe pse në fakt vajza kishte ndërruar jetë.

Në SHBA është hapur një diskutim i tërë publik lidhur me këtë çështje që në fakt i ka prekur të gjithë dhe sidomos mjekët të reflektojnë se korrektësia e profesionit nuk duhet të kthehet në arrogancë sidomos kur bëhet fjalë për fëmijë të vegjël dhe të moshuarit. Të paktën kështu e parashikon dhe ligji, një mbrojtje më e lartë për ta. 10 minuta vonesë në një takim, bënë që vogëlushja të ndërronte jetë pa u mjekuar. A vlejnë ato 10 minuta më shumë se jeta e saj?

Share With:
Translate »
838 Views