Dieta dhe ushqimet e preferuara të Kate Middleton

Kate Middleton, Dukesha e Kembrixhit, gjithmonë ka qenë me forma të mira trupore. Nëna e dy fëmijëve, tani shtatzëne e cila pret fëmijën e tretë, është adhuruese e hokejit dhe tenisit. Por, cila është dieta e saj?

Shumica e njerëzve kanë dashur t’i dinë sekretet e ushqimit të Dukeshës, ndërsa në përgjithësi ajo ka qëndruar e heshtur sa i përket shprehive të ngrënies.

Sidoqoftë, disa informacione kanë zbuluar se çfarë ka konsumuar ajo përgjatë viteve.

Kate besohet se e ka ndjekur dietën ‘Dukan’ para se të martohej me princin William në vitin 2011.

Dukesha e Kembrixhit besohej se kishte qenë e ‘fiksuar’ me atë dietë para martesës së saj, ndonëse Kate asnjëherë nuk kishte folur për planin e saj dietik.

Ajo e ka pranuar se gatimi nuk është arma e fortë e saj, por njëkohësisht ka treguar se i pëlqen ushqimet e djegësta – për të cilat thuhet se e ndihmojnë atë t’i mirëmbajë linjat e trupit.

Persona të ndryshëm kanë treguar se asaj i pëlqen edhe ushqimi indian.

Gjatë një vizite të saj në Taj Mahal, Indi, ajo kishte porositur vetëm ushqim vegjetarian sepse ishte shtatzënë.

Sa i përket shujtës së mëngjesit, Middleton besohet se përfshin smoothieme një super-ushqim të veçantë.

“Ajo pinë smoothie në mëngjes dhe në pasdite, ndërsa lëngu përfshin spinaq, boronica, lakër, spirulinë, pluhur ‘matcha’cilantro dhe marule romaine” kishte shkruar një raport i Daily Mail.

Share With:
Translate »
858 Views