Ndërron jetë Adelajda Xhamani, vajza që theu tabutë e vendlindjes për ëndrrat fëmijërisë
Adelajda Xhamani, një nga ish-banoret më të njohura të Big Brother është gjetur e vdekur sot në banesë në Tiranë. Burime spitalore konfirmuan për DITA se trupi i vajzës gjendet në morg ku janë mbledhur edhe familjarët. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes.
Adelajda, e cila u bë e famshme për shkak të thyerjes së tabuve të kohës, aktualisht punonte në kanalin televiziv News 24. Policia tha për DITA se 31-vjeçarja pa jetë është gjetur nga shoqja e saj e ngushtë në banesë. Adelajda mbahet mend për tabunë që theu duke lënë Kavajën dhe të fejuarin e saj për të realizuar ëndrrat e fëmijërisë.
Ish-mësuesja asokohe 23 vjeçare hyri në Big Brother se donte të ndryshonte jetën e saj dhe nuk donte të jetonte në Kavajë. Plotësimin e ëndrrave të saj për televizionin mund t’ia ofronte vetëm kryeqyteti. Ka qenë një nga personazhet më të dashura për publikun, në kohën kur reality të tilla si BB nuk ishin ato që janë sot.