“Ndihesha i dështuar”: Aktori flet për martesën, abortin & divorcin me ish-bashkëshorten

Ashton Kutcher, sot, është i martuar dhe i lumtur me bashkëshorten e tij, Mila Kuni dhe ka dy fëmijë, ama, nuk do të thotë se nuk kujton kohën e shkuar me ish-bashkëshorten, Demi Moore.

Ylli i “No Strings Atacched” (44 vjeç) u martua me Moore (60 vjeç) në vitin 2005, pavarësisht diferencës së tyre në moshë, duke u treguar skeptikëve se dashuria nuk njeh moshë. Kur u martuan, Demi ishte bërë nënë e tre vajzave, me ish-parnterin e saj, Bruce Willis.

“Isha 26 vjeç dhe po përballesha me përgjegjësitë e 8, 10 dhe 12-vjeçareve”, tha Kutcher. “Kjo është mënyra se si disa prindër adoleshentë i përjetojnë të 20-tat”, shtoi ai. Aktori mbajti një marrëdhënie të afërt me të trija vajzat, edhe pas ndarjes nga Demi.

Shumë shpejt, pasi ata nisën të dilnin, Moore mbeti shtatzënë me një vajzë, të cilën kishin menduar ta quanin Chaplin Ray. Fatkeqësisht, Moore e humbi beben dhe Kutcher rikujtoi momentin e dhimbshëm. Ai u shpreh se donte shuuuumë të kishte një fëmijë me partneren e tij të atëhershme dhe se aborti e lëndoi pa fund.

“I dua fëmijët. Nuk do të martohesha me një grua me tre fëmijë, nëse nuk do t’i doja. Ideja që të kisha një tjetër fëmijë, ishte fantastike”, shtoi aktori.

“Të humbësh një fëmijë që mendon se do të vijë në jetë, është vërtet e dhimbshme. Gjithkush përballet me këtë në mënyra të ndryshme”, tha aktori.

Ai foli edhe për divorcin e bujshëm, pasi çifti u nda në vitin 2011 dhe divorci u finalizua në vitin 2013.

“Asgjë nuk të bën të ndihesh më i dështuar sesa një divorc”, tha Kutcher, i cili tanimë është i martuar me Mila Kuni dhe është baba i një vajze 8-vjeçare dhe i një djali 6-vjeçar.

Share With:
Translate »
126 Views