Ndihmës infermieri dhunon kolegen shtatzënë në spital (Video)
Një ndihmës infermier ka dhunuar një grua shtatëzanë në spital duke i rënë në stomak. Incidenti i tmerrshëm është kapur nga kamerat e spitalit në qytetin e Valparaisos në bregun e Kilit.
Ndihmës infermieri dhe gruaja shtatëzanë, e cila është infermiere në spital, shihen duke debatuar shumë ashpër me njëri-tjetrin në korridor.
Grindja e tyre papritmas përshkallëzohet dhe ndihmësi e merr infermieren nga flokët duke i përplasur kokën në derë. Më në fund ai e lejon të largohet dhe gruaja bën një lëvizje që të marrë dy çanta mjeksore duke menduar se zënka ka mbaruar.
Por nuk ndodhi kështu. Ai i kthehet përsëri duke e goditur në stomak duke e dërguar fluturimthi në derë. Dhuna e tij përfundoi vetëm kur rojet e sigurisë mbërritën në vendngjarje.