Video nga arrestimi i të riut që u nis nga Shqipëria për të bërë seks me 14-vjeçare angleze

Një i ri shqiptar është dënuar me burg në Britani pasi në mënyrë ilegale ka kaluar kufirin për në Britani për të bërë seks me një 14-vjeçare.

Bëhet fjalë për Eduart Matranxhi 22-vjeç, i cili është kapur “Rojtarët e veriut”, ose nga ata që e cilësojnë veten si “gjuetarë pedofilësh”, shkruan Metro.

Matranxhi kapet në Britani nga grupi i famshëm dhe videoja e tij është shpërndarë në të gjitha mediat.

Mësohet se Matranxhi ka qenë në bisedë edhe më një vajzë tjetër. Ai ra në kontakt me vajzat nëprmjet rrjetit sociale “Scout”. Por në të vërtetë qëllimi i “vajzave” ishte që të kapnin pedofilë.

Në të janë edhe SMS-të ku ai kërkon seks, edhe pse i ndërgjegjshëm për pasojat. “Ti je vetëm 14 vjeçe, dhe unë mund të futem në burg për këtë”, i thotë ai vajzës, por gjithsesi lë takim me të.

I riu shqiptar organizoi takimin në 30 qershor me një nga vajzat.

Grupi i quajtur gjuetaret pedofilë e mbajtën shqiptarin  në dysheme derisa policia arriti dhe e arrestoi – duke i gjetur dy kondomë në xhep.

Share With:
Translate »
887 Views