Ndjekësit janë të bindur që Orinda Huta është shtatzënë për herë të 2-të!

Orinda Huta është në pritje të ëmbë! Ose të paktën ndjekësit janë të bindur për këtë fakt.

Po nga nisen për këtë? Nga disa foto të fundit të publikuara nga Orinda ku duket me barkun më të fryrë se zakonisht.

Madje ata i kanë shkruar edhe komente duke e pyetur por deri tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim.

Orinda Huta dhe Turjan Hysko janë prindër të një vajze të quajtur Atara. Tashmë të gjendur përballë këtij roli të ri në jetë, çifti mundohet ta shijojë sa më shumë jetën me vajzën që kaq shumë e dëshironin. Po si çdo çift që janë bërë prindër për herë të parë, edhe ato nuk kanë shpëtuar nga pyetja e zakonshme; se kur do sjellin në jetë një fëmijë të dytë.

E kjo pyetje iu bë më herët në ‘instagram’ Orindës. Moderatorja e njohur iu përgjigj shkurt dhe qartë asokohe:

‘Kur të jetë plani i Zotit, pra kur të bëhet vullneti i tij, nëse vullneti i tij do që Atara të bëhet me motër ose vëlla së shpejti, ne do ishim familja më e lumtur në botë, kështu që shpresojmë që Zoti ta ketë në planet e tij’-shprehej Orinda.

Share With:
Translate »
89 Views