Ndryshimet e çuditshme që mund t’i ndodhin trupit tuaj gjatë shtatzënisë, por që janë mëse normale

Gjatë nëntë muajve të shtatzënisë, trupi i gruas do të kalojë nëpër ndryshime të shumta, dhe shumica e tyre janë mëse normale. Autorja bestseller sipas New York Times dhe mamaja e dy fëmijëve Nancy Redd ka folur për këto ndryshime në librin e saj: Pregnancy, OMG!: The First Ever Photographic Guide for Modern Mamas-to-Be dhe Living do të përmbledhë më poshtë disa nga ndryshimet më të çuditshme që gratë përjetojnë gjatë fazave të ndryshme të shtatzënisë, por që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.
Ndjeshmëri ndaj dritës
Ju duket sikur verboheni nga drita? Kjo mund të ndodhë vërtetë, në mënyrë figurative ! Gjatë shtatzënisë ju mund të jeni shumë të ndjeshme ndaj dritës dhe do të ndjeni nevojën të mbani syze dielli edhe në hije apo në ambiente që dielli nuk është shumë i fortë.
Njolla në lëkurë
Këto njolla kafe që shkaktohen nga çrregullimet hormonale mund të shfaqen në zonën poshtë gjoksit, në fytyrë, në qafë, në zonën e sqetullave dhe stomakut.
Flokë që këputen lehtë
Sërish falë ndryshimeve hormonale, flokët tuaja mund të këputen më lehtë, të thahen dhe t’ju bien më shumë se zakonisht ! MOS u shqetësoni, është mëse normale.
Hija blu në lëkurën përreth organit gjenital ! Nëse lëkura rreth vaginës merr një ngjyrë në nuancat e blusë, ju nuk po imagjinoni! Kjo mund të ndodhë vërtetë. BURIMI: GOODHOUSEKEEPING

Share With:
Translate »
744 Views