Ndryshimi drastik i Adele, këngëtarja humbi peshë për shkak të djalit të saj

Adele bëri tituj gjatë kësaj kohe për shkak të transformimit të saj në dukje, por fituesja disa herë e “Grammy” nuk e bëri këtë ndryshim vetëm për të blerë një madhësi më të vogël të veshjes.

Një burim i tha revistës People se Adele ndryshoi dietën dhe rutinën e saj të ushtrimeve për të qenë një nënë më e mirë për djalin e saj 7-vjeçar, Angelo, të cilin e ndan me ish- partnerin e saj, Simon Konecki.

“Është e thjeshtë të përqendrohesh vetëm në transformimin e saj fizik, por kjo është me të vërtetë për diçka më të madhe”, zbuloi burimi.

Adele (Foto: Backgrid)

“Ajo arriti deri në atë pikë sa nuk ndihej mirë. Ajo e dinte që duhej të ndryshonte diçka, sepse dëshiron të jetë nëna më e shëndetshme e mundshme”.

Burimi shtoi, “I gjithë përqendrimi i saj gjatë humbjes në peshë ka qenë me të vërtetë si të gjitha në lidhje me atë se si ajo mund të jetë më e shëndetshme dhe si mund ta trajtojë trupin e saj më mirë”.

“Asnjëherë nuk ishte për të humbur peshë. Humbja e saj në peshë ndodhi sepse ajo ka zvogëluar pirjen dhe po ha më shumë ushqim të vërtetë. Por tani ajo e do edhe transformimin e saj fizik. Ajo është më e sigurt, vishet ndryshe dhe thjesht duket e lumtur në përgjithësi”.

Këngëtarja e hitit “Hello”, 31-vjeçe, është e ‘emocionuar’ për të ardhmen dhe akoma ka ‘sensin e shkëlqyeshëm të humorit’

Share With:



329 Views