Në cilën moshë prindërit i lënë fëmijët vetëm në shtëpi për herë të parë?
Një fëmijë duhet të vrapojë, të luajë dhe të eksplorojë dhe më e mira mund të bëjmë është t’i shikojmë ata nga një distancë e sigurt, pa u përpjekur të kontrollojmë çdo lëvizje të tyre. Përkundrazi duhet të përpiqemi të kontrollojmë frikën dhe fobitë tona.
Fëmijët tanë janë në të vërtetë më të rrezikuar nga obsesioni ynë për sigurinë e tyre, siç paralajmëron Jonathan Haidt, psikolog social.
Në mënyrë specifike përmendet se, sipas një sondazhi të vitit 2015 (Pew Research), prindërit besojnë se fëmijët duhet të jenë të paktën 1 vjeç për të luajtur pa mbikëqyrje në oborrin e shtëpisë së tyre, të paktën 12 për t’i lënë vetëm një orë në shtëpi dhe të paktën 14 për të dalë të pashoqëruar në një park publik.
Megjithatë, siç shpjegon eksperti, është në natyrën tonë që të zhvillojmë aftësi që kanë të bëjnë me aktivitete fizike apo socializimin. Kjo është arsyeja pse të gjithë njerëzit, janë të magjepsur nga lojërat e rrezikshme.
Pra, nëse u privojmë fëmijëve mundësinë e lojës së lirë në natyrë, nga frika për shembull se mos bien dhe vriten, ne i privojmë ata njëkohësisht nga shumë mundësi për të zhvilluar aftësi themelore. Dhe për fat të keq, siç thekson Haidt, mbrojtja shtrihet edhe në shkolla, ku mësuesit shmangin organizimin edhe të aktiviteteve me rrezik të ulët, si për shembull, një ecje në terren në pyllin më të afërt.
Pavarësisht nga çfarë rreziku përpiqemi ta mbrojmë një fëmijë, duke e ndaluar atë nga një aktivitet që është i dobishëm dhe i përshtatshëm për moshën e tij, si ngjitja në pemë ose shëtitja me miqtë e tij në lagje, nuk e lëmë të mësojë, të njohë vetë rreziqet, të përballet dhe të zgjidhë problemet. Në këtë mënyrë rrisim fëmijë që nuk janë plotësisht të aftë për “botën e jashtme” dhe të mbushur me ankth e frikë.
View this post on Instagram